ÇFARË ËSHTË SECUREDROP?
SI PËRDORET SECUREDROP?
INFORMACIONE MBI PRIVATËSINË E PËRDORUESIT
SecureDrop është një sistem i sigurt, i koduar që lejon këdo të dërgojë informacione dhe dokumente
tek gazetarët e ACQJ. Ky sistem mbështetet në softuerin e anonimitetit Tor, për të mbrojtur identitetin
dhe vendndodhjen e dërguesit duke maskuar adresat IP të kompjuterit. Serverët SecureDrop janë
nën kontrollin fizik të ACQJ, dhe përmbajtja e paraqitur nga sinjalizuesit potencial deshifrohet me
një kompjuter që nuk është i lidhur me internetin, me qëllim mbrojtjen e anonimitetit të dërguesit.
2. PËRDORIMI I PLATFORMËS
3. RUAJTJA E KOMUNIKIMIT ME PLATFORMËN SINJALIZO!
Përpara përdorimit të këtij sistemi, ne fuqimisht rekomandojmë që informacioni të dërgohen duke
përdorur një rrjet publik Wi-Fi, dhe që kompjuteri që përdorni të jetë pa malware/viruse. Nëse
kompjuteri është i kompromentuar, komunikimet që përdorin SecureDrop mund të komprometohen
gjithashtu. Hapat më poshtë përshkruajnë praktikat më të mira për përdorimin e SecureDrop.
Pasi të jeni lidhur me Platformën SecureDrop, kjo e fundit do ju gjenerojë një kod personal. Këtë
kod duhet ta ruani diku (ne ju sygjerojmë ta memorizoni kodin ose ta ruani të shkruar në një vend
të sigurtë). Ky kod është i gjeneruar në mënyrë automatike dhe personalizuar vetëm për Ju,
i padiktueshëm nga ne apo palë tjetër.
Për të rihyrë në Platformë, për të përcjellë dokumenta të tjera apo për të kontrolluar nëse keni mesazhe
nga Gazetarët e ACQJ, ndiqni hapat e përcaktuara më sipër, por në faqen kryesore jepini komandën
LOG IN dhe përdorni kodin tuaj të personalizuar (kod i përftuar nga vizita e parë në platformë).
Në këtë mënyrë mund të ruani komunikimin e vazhdueshëm me Gazetarët e ACQJ, gjithmonë duke
ruajtur anonimitetin tuaj.
Serverat SecureDrop të Sinjalizo! janë nën kontrollin fizik të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.
Informacioni që ju na dërgoni ruhet në serverat tanë SecureDrop në një format të koduar. Para se t'ja
shpërndajmë informacionin e përcjellë nga ana juaj Gazetarëve tanë, ne do ta deshifrojmë atë në një
kompjuter që nuk është lidhur kurrë në internet dhe do të heqim të gjitha të dhënat dytësore (metadata)
që lidhen me të. Pasi të jetë hequr metadata, dhe nëse është e mundur, informacioni i njohur burimor,
informacioni dhe dokumentet e paraqitura do të jenë të arritshme për redaktorët dhe Gazetarët tanë.
Ne nuk do ta dimë burimin e dokumentave apo informacionit të paraqitura përmes SecureDrop: Nëse
emri juaj ose identifikues të tjerë përfshihen në vetë informacionin e përcjellë përmes Platformës, këto
të dhëna do të redaktohen automatikisht. Gjithsesi, për një shtresë të mëtejme sigurie, ne ju inkurajojmë
që të mos përfshini informacione identifikuese personale brenda informacionit të përcjellë.
SecureDrop kontrollohet rregullisht nga ekspertë të pavarur të sigurisë. Si të gjithë programet
kompjuterikë, ai mund të ketë gabime të sigurisë që janë të shfrytëzueshme. P
ë
rdorimi i k
ë
saj platforme,
n
ë
çdo rast,
ë
sht
ë
p
ë
rgjegj
ë
si e p
ë
rdoruesit.
Pasi të hyni në Platformë dhe t’ju jepet kodi I
personalizuar, ju do të keni mundësinë të ngarkoni
dokumenta ose ti dërgoni mesazh Gazetareve të
Platformes. Materialet e dërguara duhet të jenë
të kompresuara në folder Zip ose Rar. Pasi të
keni përfunduar procesin e ngarkimit të
dukumentave dhe ti keni dhënë submit, do të merni
një mesazh që materialet u ngarkuan me sukses.
NE KËTË MOMENT SHKËPUTENI LIDHJEN ME
TOR BROWSER DHE ME INTERNETIN GJITHASHTU.
Kjo platformë garanton që çdo informacion i
përcjellë përmes saj mos të tregojë adresën e
dërguesit, identitetin e tij, si dhe nuk lejon asnjë
palë, as ne marrësit të informacionit, të
identifikojmë origjinën e tij, duke garantuar
maksimalisht anonimitetin e burimeve tona.
KE INFORMACION
KONFIDENCIAL PËR NE?
A KENI INFORMACION KONFIDENCIAL I CILI MENDONI
SE DO TË NXJERRË NË DRITË KORRUPSIONIN E
AUTORITETEVE SHTETËRORE? NDAJENI ATË ME
QENDRËN SHQIPTARE PËR GAZETARI CILËSORE
(ACQJ) PËRMES PLATFORMËS SECUREDROP.
1.
SECUREDROP
SecureDrop mbështetet në softuerin e
anonimitetit Tor për të dërguar të dhëna. Ju
mund të shkarkoni dhe instaloni browserin
Tor në adresën www.torproject.org.
Në asnjë moment gjatë procesit të hapjes së platformës SecureDrop përmes Tor mos lundroni në
Internet përmes browser të tjerë, apo kryeni veprime si kontrollimi i email apo aksesimi i faqeve
të tjera përmes browser të tjerë si Chrome apo Mozilla. Kjo mund të çojë në kompromentimin e
anonimitetit tuaj. Gjatë gjithë këtij procesi në sugjerojmë ti dedikoni kohë vetëm browser-it Tor.
Ky kod do të përdoret nga ju nëse dëshironi të rihyni në platformë për të përcjellë dokumenta të tjerë apo
për të parë nëse ju kanë kontaktuar gazetarët e ACQJ për sqarime apo pyetje të mëtejshme .
Pasi të keni instaluar Tor dhe të jeni lidhur me rrjetin, shkoni në sinjalizo.qualityjournalism.com.al ,
ku do të gjeni adresën e dedikuar të platformës së ACQJ në SecureDrop. Adresa specifike e Secure-
Drop për ACQj është: http://nziyxefmrzust64snpsexnm6bdd5mxas4vir4twkqmtu4kxgcfkgk3qd.onion/
Këtë adresë kopjojeni
në një faqe të re në Tor
Kur të hapni adresën e dedikuar
http://nziyxefmrzust64snpsexnm6bdd5m
xas4vir4twkqmtu4kxgcfkgk3qd.onion/
do ju dalë kjo pamje:
Ky browser mund të instalohet për platformat Windows, Mac, Linux dhe Android. Udhëzimet mbi
shkarkimin dhe instalimin e këtij browser i gjeni në po atë faqe. Në asnjë moment, për përdormin
e platformës SecureDrop mos përdorni browser si Google Chrome, Internet Explorer, Mozilla
Firefox apo Microsoft Edge. Për ruajtjen e të gjithë të dhënave konfidenciale dhe anonimitetit tuaj,
sugjerojmë përdorimin e vetëm të browser-it Tor.